Home / SHOWBIZ / Tronditet muzika, një tjetër reper ekzekutohet brenda makinës (FOTO)

Tronditet muzika, një tjetër reper ekzekutohet brenda makinës (FOTO)

Gazeta-Shqip ShowBizVrasja e reperit nga Florida, XXXTentacion pranë Majemit e tronditi botën e muzikës, pasi risolli në kujtesë atentatin e hyrë në histori ndaj Tupac, por rasti nuk duket të jetë i izoluar pasi një tjetër reper 21-vjeçar është vrarë në Pittsburgh.

Mediat amerikane raportojnë se Jimmy Wopo u vra nga të shtënat me armë teksa lëvizte me makinë në lagjen Hill të qytetit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4:22 të mëngjesit. “Policia duke iu përgjigjur një raporti për të shtëna në Wylie Avenue pranë Duff Street gjeti dy burra që vuanin nga plagë me armë zjarri”, tha zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Publike, Alicia George.

Të dy u dërguan në një spital, por Ëopo vdiq në qendrën spitalore UPMC Presbyterian në Oakland në orën 5:56.

Gazeta-Shqip ShowBizPolicia kaloi rreth një orë duke inspektuar një Mazda SUV të bardhë, ku u gjetën trupat. Hetuesit thanë se besojnë se ngjarja ka qenë një incident i izoluar që nuk paraqet kërcënim për sigurinë publike.

Wopo, emri i lindjes i të cilit është Travon Smart, ka një histori akuzash të lidhura me drogën. Para vrasjes, reperi i ri por i talentuar ishte plagosur edhe 6 herë të tjera me armë.

Sipas njoftimeve, ylli në rritje sapo kishte nënshkruar marrëveshjen e tij të parë të madhe rekord pasi gjeti menaxhimin me producentin muzikor Sledgren të nominuar për Grammy.

Gazeta-Shqip ShowBizPas mësimit të vdekjes së tij, prodhuesi postoi këtë mesazh: “Ne sapo nënshkruam me të. Nuk mund t’i ndal lotët”.

Edhe reperi i famshëm Pusha T, i cili duket se ka qenë mik me 21-vjeçarin ka shkruajtur: “Damn R.I.P. JimmyWopo.”

Juicy J, i cili gjithashtu kishte shprehur keqardhjen për XXXTentacion, tha: “R.I.P. Jimmy Wopo. O Zot! Njerëzit po çmenden”.

19 qershor 2018 (gazeta-Shqip.co

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *