Home / Tag Archives: nje

Tag Archives: nje

June, 2018

  • 19 June

    Kush është personi qe po e fotografon nga mbrapa Adea Pulën?!

    Adea Pula njihet si këngëtarja e dashur për fëmijë në të kaluarën. Por, epiteti i saj ndryshoj kur ajo u rrit, e edhe pse tani nuk është aktive në muzikë, ajo merr vëmendjen me pamje e saj, shkruan ORAinfo. Konsiderohet si njëra ndër vajzat më të bukura dhe më atraktive në vendin tonë. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet. Së funmi ajo ka publikuar një foto të bërë gjatë pushimeve, ku shfaqet tepër joshëse. Ajo shfaqet në ballkon dhe me pamje nga deti, ndërsa mister mbetet se kush e fotografoi në këtë gjendje hot Adean, ndonjë shoqe apo ndonjë mashkull?! /ORAinfo/

  • 19 June

    Policia serbe në Karaçevë, banorët të frikësuar

    Banorët e fshatit Karaçevë ka disa muaj që kanë shprehur shqetësimet e tyre për prezencën e forcave policore serbe në këtë territor. Ndërsa KFOR-i e konsideron atë pjesë nën juridiksionin e Serbisë dhe lejon prezencën e policisë serbe atje, ndërsa ndalon patrullimin nga Policia e Kosovës. Që nga viti 2014 banorët e Karaçevës, fshat në brezin kufitare me Serbinë, kanë ngritur shqetësime për patrullimet e policisë serbe në territorin e këtij fshati. Banorëve të këtij fshati vite më parë u ka rënë në dorë një hartë e KFOR-it, ku paraqitet një rrugë alternative, përmes së cilës Kosova rrezikon të humbasë rreth 20 mijë hektarë tokë, citon televizioni publik Selver Lenjanin, përfaqësues i fshatit. Sipas tij, xhandarmeria serbe futet edhe në rrugët alternative, por edhe në rrugët e fshatit. KFOR-i bën kontrollimin e pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, bazuar në Marrëveshjen e Kumanovës, të nënshkruar në vitin 1999, nga KFOR-i dhe ushtria e Serbisë. Mbi këtë parim, pjesa e kontestuar n..

  • 19 June

    Policia thyen rregullat, tejkalon në vijë të plotë

    Një video e dërguar nga një qytetar në adresë të KALLXO.com, tregon se si një veturë e Policisë së Kosovës shkakton kundërvajtje në trafik. Siç shihet në video, vetura hyn në tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalon së paku tri automjete në lëvizje. Vetura e Policisë derisa shkel rregullat e trafikut nuk e ka të ndezur dritën rrotative, e cila përdoret në rastet e ndërhyrjeve nga ana e Policisë. Tejkalimi në vijë të plotë që paraqet shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, siç shihet nga videoja ka ndodhur në aksin rrugorë Pejë-Prishtinë, saktësisht në afërsi të fshatit Gllarevë.

  • 19 June

    Qytetarët e Prishtinës urdhërohen që sot t’i mbyllin të gjitha dritaret

    Duke filluar nga dita e nesërme fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin. Sipas kumtesës dërguar nga komuna, duke u bazuar në këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30 (24:00), sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara: 20.06: Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e ..

  • 19 June

    Ndalimi i hyrjes në Serbi të Shkëlzen Maliqit, reagon ashpër Hoxhaj

    Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj ndalimit të hyrjes në Serbi të analistit, filozofit dhe kritikut të artit, Shkëlzen Maliqit. Hoxhaj përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kjo është në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. “Qeveria e Serbisë po vazhdon absurditetin e saj! Sot ata ndaluan filozofin e fashmshëm dhe kritikun e artit Shkëlzen Maliqi për të folur në një panel lidhur me ‘Kosovën dhe Serbinë, 20 vjet bashkëpunim kulturor’”. “Kjo është kundër normalizimit të marrëdhënieve dhe Bashkimi Evropian duhet të veprojë menjëherë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit” Shkëlzen Maliqit i është ndaluar hyrja në Serbi në kufirin e Merdarës me Kosovë. Në një prononcim për Telegrafin, Maliqi tregoi se policia kufitare e Serbisë nuk i ofroi asnjë informacion lidhur me veprimin e tyre.

  • 19 June

    LAJMI I FUNDIT: Kidnapohet një gazetare në Prishtinë?

    Një gazetare e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) dyshohet se është kidnapuar sot në Prishtinë. Një raport i brendshëm i Policisë së Kosovës të cilin e ka siguruar Insajderi thotë se është kidnapuar një person, në veturën e së cilës është gjetur një kartë identiteti e një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). “Tre dëshmitarë të kombësisë shqiptare kanë raportuar se tre persona të panjohur e kanë futur me forcë në veturën e tyre një grua dhe më pastaj janë larguar”, thuhet në raportin e brendshëm të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Online Insajderi. Në të njëjtin raport, Policia e Kosovës konfirmon se ka gjetur një veturë e cila besohet që i takon personit të kidnapuar. Brenda kësaj veture, Policia gjeti kartën e identitetit të një gazetareje të RTSH-së. “Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një veturë që besohet t’i takojë gruas së kidnapuar. Policia e Kosovës gjeti brenda mjetit një kartë identifikuese të një gazetareje të Radio Televizion..

  • 19 June

    Pini më shumë kafe për ta zvogëluar deri në 44% rrezikun e cerozës në mëlçi

    Një studim i ri sugjeron se duke pirë më shumë kafe ju i zvogëloni dëmet në mëlçi që ndërlidhen me kequshqyerjen dhe konsumimin e alkoolit. Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e nëntë studimeve të mëhershme me një total prej më shumë se 430,000 pjesëmarrësve dhe kanë zbuluar se konsumimi i dy kafeve ekstra në ditë ndërlidhet me 44% rrezik më të vogël të zhvillimit të cerozës në mëlçi, transmeton Telegrafi. Autorët e studimit kanë thënë se ceroza është fatale dhe nuk ka ndonjë kurë për këtë sëmundje. Prandaj është e rëndësishme që të zvogëlohet rreziku i zhvillimit të saj duke konsumuar më shumë kafe. Vlen të ceket se ceroza i vret më shumë se një milion njerëz anë e mbanë botës çdo vit, ndërkaq mund të shkaktohet nga infeksionet e hepatitit, konsumimi i tepërt i alkoolit, çrregullimet në sistem të imunitetit, etj. /Telegrafi/ CerozaKafjaMëlçia The post Pini më shumë kafe për ta zvogëluar deri në 44% rrezikun e cerozës në mëlçi appeared first on ABC24.AL.

  • 19 June

    Pasi i mbaruan pushimet luksoze, e papritur çka i thotë Afrona Bleros për vajzen e tij Tarën

    Këtë radhë pushimet e çiftit ishin më të shkurtra, por ata shijuan këto ditë në vendin më të bukur në Morocco ku sillnin pamje magjike nga atje. Afrona më bukur se kurrë më parë u shfaq nga atje me fustane të cilat janë aq trendi me dizajn lulesh dhe di gjithmonë reflektonte plot dashuri, shkruan Kosovarja. Afrona shihet sot se ndodhet në Zvicer, por në ‘story’ ajo ka publikuar diçka shumë intresante, në një dyqan ajo ka vënë re emrin e Tarës ku aty shkruan ‘Tara style’ e më këtë rast ajo menjëherë ka reaguar duke etiketuar ne imazh edhe Bleron e duke I thënë se ‘ajo tashmë kë brendin e çantave të thesit’. Ndryshe Afrona ka një relacion të mrekullueshëm me Tarën ato shihen shpesh dhe kalojnë momente të bukura ne mes vete.

  • 19 June

    Mogherini konfirmon takimin Thaçi-Vuçiq të dielën në Bruksel, nis faza e fundit e dialogut

    Autoritetet nga Brukseli kanë konfirmuar se të dielën do të takohen presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq. Zyra e Federica Mogherinit ka dalë me komunikatë ku është konfirmuar se të dielën në Bruksel do të takohen Thaçi e Vuciq, transmeton Gazeta Express,. “Përdaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE’së, Federica Mogherini do të jetë nikoqire e takimit mes Thacit dhe Vuciqit me 24 qershor 2018”, thuhet në komunikatën e lëshuar. Mogherini dhe presidentët thuhet se do të vazhdojnë punën e tyre për normalizim të raporteve, do të shqyrtojnë marrëveshjet ekzistuese dhe do të diskutojnë hapat në vazhdim të një faze intensive të bisedimeve.

  • 19 June

    Ministrja e Integrimeve jep lajmin e fundit për vizat

    Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në interpelancën në Kuvend rreth zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) për tremujorin e fundit 2017 dhe tremujorin e parë të vitit 2018 tha se procesi i integrimit evropian është karakterizuar me një dinamikë progresive viteve të fundit. Hoxha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se kjo marrëveshje ndërkombëtare është më e rëndësishmja dhe më gjithëpërfshirësja që ka lidhur ndonjëherë Kosova dhe ka vendosur kornizën e marrëdhënieve tona me shtetet anëtare të BE-në dhe institucionet e saj. “MSA ka hyrë në fuqi, duke krijuar nga një anë obligimet kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së, dhe nga ana tjetër duke përfaqësuar themelet e anëtarësimit tonë në BE. Jemi në prag të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova tani më është pjesë e Programeve të BE-së në nivelin e barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. BE-ja dhe Kosova kanë dakorduar asistencë zhvillimore për të përkrahur sundimin e..