Home / SPORT

SPORT

Dy largimet tronditëse nga Bayern Munich

Bayern Munich po përgatitet që të bëjë një revolucion në skuadër. Me ardhjen e Niko Kovac, disa lojtarë nuk e kanë vendin e sigurt, e disa dëshirojnë që të largohen nga skuadra gjermane. Arturo Vidal dhe Thiago Alcantara, janë dy lojtarët e parë që duan të largohen nga Bayern Munichu në afatin e verës, përcjell ORAinfo. Kiliani po kërkohet nga Chelsea, Inter dhe Manchester United, ndërsa spanjolli është cak i Barcelonës, që e dëshiron rikthimin e tij në ‘Camp Nou’./ORAinfo/

Read More »

Pep Guardiola ‘shokon’ të gjithë me deklaratën e tij për Barcelonën

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se nuk do ta drejtojë më kurrë Barcelonën. Ai ka thënë se ka ndryshuar nga koha kur ishte trajner i Barçës dhe se kjo e fundit ka ndryshuar po ashtu. “Si trajner, ka marrë fund më Barçën, sepse nuk jam më i njëjti, as ata nuk duken të jenë të njëjtë”, ka thënë Guardiola për TV3. Ai ka theksuar se në vitin 2008 ka qenë në një moshë fantastike gjatë të cilës e ka pushtuar botën e futbollit me, siç insistoi, lojtarë të jashtëzakonshëm dhe gjeneratë brutale me në krye futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messin. I pyetur nëse do të konkurronte për president, Pep ka thënë: “President? Jo, jam trajner dhe jam i mirë në këtë punë, nuk mund të jesh i mirë në gjithçka. Kur ta përfundoj karrierën si trajner, do të më gjeni duke luajtur golf”.

Read More »

Përfundimisht Thomas Strakosha tek gjiganti evropian

Liverpooli është në kërkim të një portieri të ri. Skuadra angleze është e zhgënjyer me Loris Kariusin dhe Simone Mignolet, andaj po kërkon një zëvendësues për ta. Liverpooli është duke tentuar që ta transferoj portierin shqiptar që luan te Lazio, Thomas Strakoshan, përcjell ORAinfo. Skuadra angleze është e gatshme që të ofroj 30 milionë euro për transferimin e portierit shqiptar./ORAinfo/

Read More »

Arrihet marrëveshja! Mahrez po kalon tek top-klubi evropian

Manchester City ka arritur marrëveshje me Riyad Mahrez. Skuadra angleze ka arritur marrëveshje me anësorin algjerian, ndërsa tani ka mbetur vetëm pjesa tjetër me Leicesterin. Manchester City do t’i ofroj katër vite kontratë Mahrezit, me një pagë prej 14 milionë euro në sezon, përcjell ORAinfo. Nga ana tjetër, Leicesteri pritet që të përfitoj plot 80 milionë euro nga shitja e algjerianit./ORAinfo/

Read More »

Wenger – Real Madrid, lajm befasues nga Spanja

Arsene Wenger është në kërkim të një skuadre të re. Trajneri francez pas 22 vitesh u largua nga Arsenali, andaj po kërkon një aventurë të re. Wenger ishte cak i Real Madridi ndër vite, andaj me gjasë do të përfundoj në stolin e tyre, përcjell ORAinfo. Francezi do ta zëvendësoj bashkëkombësin e tij, Zinedine Zidane, që dje dha dorëheqje./ORAinfo/

Read More »

Chelsea me transferim të ‘çmendur’ për sezonin e ri

Chelsea tashmë e di se Thibaut Courtois po largohet nga skuadra. Portieri belg ka kohë që po e kërkon largimin nga skuadra, andaj në verë kërkon rikthimin në Spanjës. Chelsea e ka gjetur zëvendësuesin e Courtoisit, ku dëshiron që ta transferoj portierin e Stoke Cityt që ka rënë nga liga, Jack Butland, përcjell ORAinfo. Skuadra londineze ka kontaktuar me anglezin, i cili është i gatshëm që të rikthehet në Premier Liga./ORAinfo/

Read More »

Arrihet marrëveshja! Higuain tek gjiganti evropian

Gonzalo Higuain po largohet në verë nga Juventusi. Sulmuesi argjentinas nuk po preferohet nga skuadra italiane, andaj e do një skuadër tjetër në verë. Higuaini është cak i Chelseas, andaj shumë shpejtë mund të arrihet marrëveshja mes të dyja palëve, përcjell ORAinfo. Argjentinasi mund të përdoret edhe si shkëmbim me Alvaro Moratan nga Juventusi, por që këta të fundit duhet të ofrojnë edhe një shumë të parave./ORAinfo/ Alvaro Morata – Juventus

Read More »

Arsenali po e transferon top-yllin e Bayern Munichut

Arsenali po kërkon që të bëjë disa ndryshime në mesfushë. Skuadra londineze dëshiron që të largoj Jack Wilsheren, që nuk arriti ta dëshmoj veten, andaj tashmë kanë një cak. Arsenali dëshiron që ta transferoj mesfushorin e Bayern Munich, Corentin Tolisso, përcjell ORAindo. Skuadra londineze është e gatshme që t’i paguaj 60 milionë funte./ORAinfo/

Read More »

‘Adios’ Barcelona! Dembele tek gjiganti i Premier Ligës

Osumane Dembele nuk është i lumtur te Barcelona. Sulmuesi francez nuk ka luajtur standard te skuadra katalonase, andaj po kërkon një skuadër të re. Osumane Dembele ka pranuar një ofertë të majme nga Liverpooli, andaj Barcelona është e gatshme që ta pranoj edhe ofertën mes tyre, përcjell ORAinfo. Francezi dëshiron të kaloj te skuadra angleze, andaj shumë shpejtë pritet finalizimi i marrëveshjes./ORAinfo/

Read More »

Mourinho kërkon nga Manchester United transferimin e yllit të PSG-s

Manchester United po përgatitet për disa transferime në afatin e verës. ‘Djajtë e Kuq’ duan që të bëjnë një revolucion në skuadër, andaj po i kërkojnë disa lojtarë. Jose Mourinho i ka kërkuar Manchester United që në këtë afat ta transferoj mesfushorin e PSG-s, Marco Verrattin, përcjell ORAinfo. Mesfushori italian pëlqehet shumë nga trajneri portugez, andaj në këtë afat ata duan që t’i marrin shërbimet e tij./ORAinfo/

Read More »