Home / LIFESTYLE

LIFESTYLE

Largoni këto pije nga frigoriferi, shkaktojnë kancer në gji

Nivele të larta të sheqerit të gjetura në pijet e gazuara dhe në ushqime si keçapi, mund të shkaktojnë kancerin në gji, thonë shkencëtarët. Shkencëtarët amerikanë ushqyen disa minj me dietë perëndimore dhe pretendojnë se gjetën nivele të rritura të shansit për zhvillimin e tumorit në gji dhe një mundësi më të madhe që kanceri të shpërndahet edhe në mushkëri. Për ta bërë studiumin e tyre ata morrën disa minj, të cilët i ushqyen me sukrozë, një përbërës që shtohet në pijet e gazuara dhe në lëngje – gjithashtu edhe në mishin e përpunuar dhe keçapin, transmeton GazetaExpres. Gjatë studimit të tyre, shkencëtarët gjetën nivele të rritura të shansit për zhvillimin e tumorit në gji dhe një mundësi më të madhe që kanceri të shpërndahet edhe në mushkëri. Minjtë të cilëve iu dha dieta pa sheqer, treguan se kishin më pak gjasa për të zhvilluar kancer, përfunduan shkencëtarët.

Read More »

Deshironi të humbni peshë pa shkuar në palestër? -Ja disa truqe

Mbipesha është problem për shumë persona. Shpeshherë, as dietat e ndryshme nuk bëjnë punë. Kilet e tepërta jo vetëm që mund të sjellin probleme shëndetësore të ndryshme, por edhe shkaktojnë mjaft stres te njeriu. Por si të eliminoni yndyrën e akumuluar në trupin tuaj. Dietat janë problematike shpesh herë pasi shkaktojnë probleme shëndetësore. Në një studim të publikuar së fundi nga revista shkencore British Journal of Clinic Pharmacology, është arritur në konkluzionin se vitamina D shkrin dhjamin në trupin tuaj. Kjo vitaminë është e pasur në enzima aktive p-synephrine të cilat ndihmojnë në oksidimin e yndyrës së trupit. Trupi e prodhon këtë vitaminë falë ekspozimit ndaj diellit. Kjo jep edhe një shpjegim se pse shumë nga ne dobësohmi gjatë verës. Ju duhet të siguroheni të merrni dozën e nevojshme të kësaj vitamine.

Read More »

Vajza ky kjo është metoda me e mirë për kujdesin ndaj fytyrës

Kalimi i akullit nëpër fytyrë është trendi më i ri i bukurisë. Kjo metodë po përdoret nga ekspertët e bukurisë për trajtimin e lëkurës nëpër sallonet e ndryshme të bukurisë për shkak të efekteve të shumta pozitive që ka, transmeton Klan Kosova. Kjo metodë e rifreskon lëkurën e fytyrës, parandalon krijimin e rrudhave, lufton aknet dhe shenjat në fytyrë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke e bërë lëkurën më të shëndetshme dhe plot shkëlqim. Gjërat që duhet t’i dini për terapitë me akuj Aplikojeni këtë terapi gjithmonë në fytyrë të pastër. Vishni dorezat për t’i mbajtur kubat e akujve. Kjo mbron duart tuaja, veçanërisht nëse planifikoni ta bëni një trajtim fytyre më të zgjatur. Mos e vendosni akulllin drejtpërdrejtë në lëkurë, pa e vendosur paraprakisht në një leckë fytyre të pastër, për ta masazhuar më pas fytyrën. Por, mund t’i përdorni kubat e akujve drejtpërdrejtë në zonat ku keni akne apo për ta larguar ënjtjen poshtë syve. Për ta mënjanuar djegien e lëkurës, mos aplikoni..

Read More »

Kete vite ( 2018 ) edhe 20 shtepia vetem ne komunen e Prizrenit 😊

Dita e sodit filloj me viziten e kryetarit te Prizrenit ne selin tone z. Mytaher Haskuka Sot u nenshkrua edhe nje memorandum bashkepunimi me komunen e Prizrenit per ndertimin e 20 shtepive per familjet nevojtare ne kete komune deri ne perfundim te ketij viti Po ndertohen 20 shtepi, po behen …

Read More »

Filloi ndërtimi dhe mobilimi i katër banesave

Filloi ndërtimi dhe mobilimi i katër banesave. Me Zotin përpara së bashku kemi arritur në kohë rekord të ndryshojmë jetën e Shqiptarëve tanë. Lotët e trishtimit i kemi kthyer në lot gëzimi. Zoti ju shpërbleftë

Read More »

”Martohen” Trump dhe Jong-un, Kim ju ‘çmend’ me vellon e bardhë

Duket se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, do të nisin një muaj mjalti…! E gjithë kjo pasi në një fotografi të publikuar në facebook nga publicisti australian, Karry McGlynn shihen të dy liderët Trump dhe Jong –un të martuar, njofton Klan Kosova. Jong-un sipas imazhit gjendet në rolin e nuses pasi shihet të ketë të veshur një vello të bardhë, ndërsa Trump duke e përqafuar atë në cilësinë e dhëndërrit. Të dy janë përshkruar si çifti më i përfolur ndonjëherë! Imazhi me foton finale të martesës është transmetuar për opinionin e relizuar me fotoshop, numër nga revista VOGUE që është zëvendësuar për pak shaka me atë të dikurshmen të momentit të dasmës së Kim Kardashian me reperin Kanye West.

Read More »

Gazetari që mund të vdesë nëse zbulon fytyrën!

Ai është gazetari që zbuloi skandalin e trukimit të ndeshjeve në Gana, por kjo rrezikon t’i kushtojë jetën. Anes Aremeyav Anes ishte gazetari që përmes një filmimi të fshehtë zbuloi se si gjyqtarët në këtë shtet merrnin rryshfet kundrejt favorizimit të skuadrave të ndryshme, gjë e cila shkaktoi tërmet në Gana. Mirëpo, pas saj ai ka marrë shumë kërcënime me vdekje duke u detyruar kështu që të flasë në media duke mbuluar fytyrën.

Read More »

Për ta mbrojtur lëkurën, shmangni diellin në këto orë

Marrja e rrezeve ultravjollcë është një faktor rreziku për shumicën e kancereve të lëkurës, drita e diellit është burimi kryesor i këtyre rrezeve, sipas shoqërisë amerikane për kancerin. Fuqia e dëmit që mund t’ua bëjnë rrezet ultravjollce varet nga disa faktorë, duke numëruar këtu kohën kur ekspozoheni në diell.Është e rëndësishme që të shmangni diellin në mes të orës 10 dhe 14, kur rrezet e diellit janë më të forta. Kjo këshillë dhe nuk është vetëm një gjë që jeni mësuar ta dëgjoni shpesh, mirëpo në të ka vërtetësi shkencore.

Read More »

Nëse i keni këto simptoma menjëherë shkoni te mjeku, mund të keni kancer në fyt

Kanceri i fytit, ndryshe i njohur si kanceri laringal, është më së shpeshti i zakonshëm te personat mbi moshën 60 vjet. Por, gjëja më e rëndësishme që duhet pasur parasysh rreth këtij kanceri është se simptomat mund të jenë të ngjashme me ato të gripit, transmeton Telegrafi. Ekspertët shëndetësorë thonë se këto janë simptomat e kancerit të fytit, të cilat asnjëherë nuk duhet t’i anashkaloni: – Ndryshimet në zë – Dhimbjet gjatë gëlltitjes apo probleme me gëlltitje – Ënjtje apo gungë në qafë – Koll i cili zgjatë për kohë të gjatë – Fyt i tharë apo dhimbje veshi – Në raste të ndryshme edhe probleme me frymëmarrje Shkaktari i kancerit të fytit nuk dihet saktë, ndonëse ka disa faktorë të stilit të jetesës që jua rrisin rreziqet për ta zhvilluar këtë sëmundje. P.sh., pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, historia familjare me kancer të kokës apo qafës, kequshqyerja, ekspozimi ndaj kimikaleve të caktuara, etj. – të gjitha këto ndikojnë në rritjen e rrezikut për ta pasur këtë sëmund..

Read More »