Home / LAJME

LAJME

Policia serbe në Karaçevë, banorët të frikësuar

Banorët e fshatit Karaçevë ka disa muaj që kanë shprehur shqetësimet e tyre për prezencën e forcave policore serbe në këtë territor. Ndërsa KFOR-i e konsideron atë pjesë nën juridiksionin e Serbisë dhe lejon prezencën e policisë serbe atje, ndërsa ndalon patrullimin nga Policia e Kosovës. Që nga viti 2014 banorët e Karaçevës, fshat në brezin kufitare me Serbinë, kanë ngritur shqetësime për patrullimet e policisë serbe në territorin e këtij fshati. Banorëve të këtij fshati vite më parë u ka rënë në dorë një hartë e KFOR-it, ku paraqitet një rrugë alternative, përmes së cilës Kosova rrezikon të humbasë rreth 20 mijë hektarë tokë, citon televizioni publik Selver Lenjanin, përfaqësues i fshatit. Sipas tij, xhandarmeria serbe futet edhe në rrugët alternative, por edhe në rrugët e fshatit. KFOR-i bën kontrollimin e pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, bazuar në Marrëveshjen e Kumanovës, të nënshkruar në vitin 1999, nga KFOR-i dhe ushtria e Serbisë. Mbi këtë parim, pjesa e kontestuar n..

Read More »

Policia thyen rregullat, tejkalon në vijë të plotë

Një video e dërguar nga një qytetar në adresë të KALLXO.com, tregon se si një veturë e Policisë së Kosovës shkakton kundërvajtje në trafik. Siç shihet në video, vetura hyn në tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalon së paku tri automjete në lëvizje. Vetura e Policisë derisa shkel rregullat e trafikut nuk e ka të ndezur dritën rrotative, e cila përdoret në rastet e ndërhyrjeve nga ana e Policisë. Tejkalimi në vijë të plotë që paraqet shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, siç shihet nga videoja ka ndodhur në aksin rrugorë Pejë-Prishtinë, saktësisht në afërsi të fshatit Gllarevë.

Read More »

Qytetarët e Prishtinës urdhërohen që sot t’i mbyllin të gjitha dritaret

Duke filluar nga dita e nesërme fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin. Sipas kumtesës dërguar nga komuna, duke u bazuar në këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30 (24:00), sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara: 20.06: Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e ..

Read More »

Ndalimi i hyrjes në Serbi të Shkëlzen Maliqit, reagon ashpër Hoxhaj

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj ndalimit të hyrjes në Serbi të analistit, filozofit dhe kritikut të artit, Shkëlzen Maliqit. Hoxhaj përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kjo është në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. “Qeveria e Serbisë po vazhdon absurditetin e saj! Sot ata ndaluan filozofin e fashmshëm dhe kritikun e artit Shkëlzen Maliqi për të folur në një panel lidhur me ‘Kosovën dhe Serbinë, 20 vjet bashkëpunim kulturor’”. “Kjo është kundër normalizimit të marrëdhënieve dhe Bashkimi Evropian duhet të veprojë menjëherë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit” Shkëlzen Maliqit i është ndaluar hyrja në Serbi në kufirin e Merdarës me Kosovë. Në një prononcim për Telegrafin, Maliqi tregoi se policia kufitare e Serbisë nuk i ofroi asnjë informacion lidhur me veprimin e tyre.

Read More »

LAJMI I FUNDIT: Kidnapohet një gazetare në Prishtinë?

Një gazetare e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) dyshohet se është kidnapuar sot në Prishtinë. Një raport i brendshëm i Policisë së Kosovës të cilin e ka siguruar Insajderi thotë se është kidnapuar një person, në veturën e së cilës është gjetur një kartë identiteti e një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). “Tre dëshmitarë të kombësisë shqiptare kanë raportuar se tre persona të panjohur e kanë futur me forcë në veturën e tyre një grua dhe më pastaj janë larguar”, thuhet në raportin e brendshëm të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Online Insajderi. Në të njëjtin raport, Policia e Kosovës konfirmon se ka gjetur një veturë e cila besohet që i takon personit të kidnapuar. Brenda kësaj veture, Policia gjeti kartën e identitetit të një gazetareje të RTSH-së. “Policia e Kosovës ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një veturë që besohet t’i takojë gruas së kidnapuar. Policia e Kosovës gjeti brenda mjetit një kartë identifikuese të një gazetareje të Radio Televizion..

Read More »

‘Zbatimi i MSA-së ka rënë nën hijen e skandaleve nga ky koalicion’

Avdullah Hoti, në emër të parashtruesit së interpelancës të ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, tha se nga ministrja Hoxha kërkojnë të japë informacione lidhur me zbatimin e marrëveshjes së MSA-së, “Hoxha është thirrë për të dhënë informacione lidhur me zbatimin e marrëveshjes së MSA-së. Zbatimi i kësaj marrëveshje është jetike për të ardhmen e vendit tonë. Zbatimi i MSA-së si shumë çështje të tjera kanë rënë nën hije të këtij koalicioni dhe nën hije të skandaleve të ndryshme. Hoxha i ka dërguar në prill komisonit për Integrime raportin, ky raport tregon se ka vonesa serioze të 60% të masave, vonesa për pakon e ligjeve për administratë publike. Kjo është e natyrshme kur ka rritje të pagave, kur caktohen zv. ministra, koordinatorë”. Hoti, në emër të LDK-së lexoi mocionin e përgatitur nga ky grup parlamentar. “Në emër të GP të LDK-së paraqesim këtë mocion: Në afat prej dy jave..

Read More »

Mogherini konfirmon takimin Thaçi-Vuçiq të dielën në Bruksel, nis faza e fundit e dialogut

Autoritetet nga Brukseli kanë konfirmuar se të dielën do të takohen presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq. Zyra e Federica Mogherinit ka dalë me komunikatë ku është konfirmuar se të dielën në Bruksel do të takohen Thaçi e Vuciq, transmeton Gazeta Express,. “Përdaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE’së, Federica Mogherini do të jetë nikoqire e takimit mes Thacit dhe Vuciqit me 24 qershor 2018”, thuhet në komunikatën e lëshuar. Mogherini dhe presidentët thuhet se do të vazhdojnë punën e tyre për normalizim të raporteve, do të shqyrtojnë marrëveshjet ekzistuese dhe do të diskutojnë hapat në vazhdim të një faze intensive të bisedimeve.

Read More »

Ministrja e Integrimeve jep lajmin e fundit për vizat

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në interpelancën në Kuvend rreth zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) për tremujorin e fundit 2017 dhe tremujorin e parë të vitit 2018 tha se procesi i integrimit evropian është karakterizuar me një dinamikë progresive viteve të fundit. Hoxha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se kjo marrëveshje ndërkombëtare është më e rëndësishmja dhe më gjithëpërfshirësja që ka lidhur ndonjëherë Kosova dhe ka vendosur kornizën e marrëdhënieve tona me shtetet anëtare të BE-në dhe institucionet e saj. “MSA ka hyrë në fuqi, duke krijuar nga një anë obligimet kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së, dhe nga ana tjetër duke përfaqësuar themelet e anëtarësimit tonë në BE. Jemi në prag të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova tani më është pjesë e Programeve të BE-së në nivelin e barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. BE-ja dhe Kosova kanë dakorduar asistencë zhvillimore për të përkrahur sundimin e..

Read More »

Asnjë fjalë arabe, këshilltari i Presidentit lëvdon ceremoninë e varrimit të Hilmi Haradinajt

Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, e ka lavdëruar ceremoninë mortore në nderim të babait të kryeministrit, Hilmi Haradinajt. Thotë se varrosja e Hilmi Haradinajt tregoi më së miri si duhet vepruar me figurat atdhetare shqiptare. “Asnjë fjalë arabe”, shkruan ai, teksa tregon se gjatë varrosjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi vitin e kaluar, mbi nderimin shtetëror, nderimet fetare të hoxhallarëve e palimsestuan çdo gjë, duke bërë garë se cili po flet e lutet më shumë. Shkrimi i tij i plotë në Facebook: Sot, në Gllogjan të Deçanit u varros me nderime të larta Hilmi Haradinaj. Ishte një ceremoni dinjitoze për dhënien e lamtumirës së një babai dëshmorësh. Edhe moti qe i mirë. Ai u varros ditën e 19 vjetorit të çlirimit të Skënderajt. Në 10 vjetorin e pavarësisë. Para rreth një viti u varros babai i një luftëtari të shquar të UÇK-së, Muhamet Lladrovci (Tushi). Edhe në varrimin e tij pati shumë njerëz nga të gjitha viset shqiptare. Por i mungoi ceremonia e përkryer. ..

Read More »

Nis seanca me një minutë heshtje për Hilmi Haradinajn

Seanca e Kuvendit ka nisur me një minutë heshtje për Hilmi Haradinajn, babain e ndjerë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Me kërkesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi deputetët kanë nderuan Hilmi Haradinajn.

Read More »