Home / KURIOZITETE (page 3)

KURIOZITETE

Pas mungesës së Italisë, ja për kë bën tifo modelja Italiane ( VIDEO )

Pas mungesës së Italisë, ja për kë bën tifo modelja Italiane ( VIDEO )

Italia nuk do të jetë në Botëror këtë vit, por kjo nuk e ka ndaluar modelen Claudia Romani që të festojë për eventin sportiv. Bukuroshja e playboy ka zbuluar skuadrën që mbështet këtë vit me një set fotografik shumë joshës. “Nuk mund ta imagjinoj Kupën e Botës pa Italinë, por do mundohet t’ia dal. Jam me Anglinë në këtë Botëror, por më pëlqen edhe Brazili me Meksikën”, shkruajti 36-vjeçarja në Instagram. Romani ka një karrierë tepër të suksesshme në modeling, ku punon për revistat e famshme si FHM, GQ dhe Playboy në Itali. Momentalisht jeton në Miami dhe punon si modele për të brendshme, rroba banje dhe për palestër. Shiko me posht videon e plote ( kliko siper )

Read More »

Alarmante, një grip i ri shpendësh po vret shumicën e njerëzve

Janë ngritur shqetësime mbi përhapjen potenciale të një lloji të ri gripi të shpendëve që mund të vrasë më shumë se një të tretën e njerëzve që prekën. H7N9 po qarkullon aktualisht tek shpezët në Kinë – por virusi ka vrarë edhe qindra njerëz dhe shumë të tjerë rezultojnë të infektuar. Në një betejë të dëshpëruar për ta ndaluar atë që të bëhet një pandemi, qeveria e Britanisë së Madhe po heton tani virusin vdekjeprurës. Synimi është ndjekja e përhapjes gjeografike dhe ndryshimet në strukturën gjenetike – për të parë nëse ai posedon aftësinë për t’u përhapur mes njerëzve. Profesor Jonathan Van-Tam, zëvendës shefi i mjekësisë në Angli, i tha Daily Telegraph: “Është e mundur që ky virus të jetë shkaku i pandemisë së ardhshme”

Read More »

Protesta në Maqedoni, disa të lënduar nga përplasjen me policinë

Protestat para Kuvendit të Maqedonisë kundër marrëveshjes për emrin kanë eskaluar në dhunë me policinë, pasi një grup i protestuesve kishin filluar të hidhnin gurë dhe gjësende tjera ndaj policisë, në përpjekje që të thyejnë kordonin dhe të futen në Kuvend. Me këtë rast policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Jozyrtarisht njoftohet edhe për disa persona të plagosur ndërsa në afërsi të vendin ku protestohet janë vërejtur edhe automjete të ndihmës së shpejtë. Për momentin situata është e qetë, por e tensionuar. Protestuesit, në numër të vogël gjatë tërë ditës kanë qëndruar para Kuvendit ku kanë mbajtur të bllokuar rrugën në shenjë pakënaqësie ndaj marrëveshjes për emrin duke e quajtur “kapitulluese për Maqedonisë dhe popullin maqedonas”, shkruan Alsat-m.

Read More »

I moshuari nuk përmbahet, godet pasagjeren pasi nuk i liroi vendin në autobus (Video)

Është një rregull i pa shkruar, i cili ka të bëjë me sjelljet kur përdorim transportin publik. Ky rregull ka të bëjë me vendin ku jemi ulur, i cili duhet liruar në rast se një i moshuar është në këmbë. Kështu, duke pretenduar në këtë rregull, një i moshuar ka goditur një pasagjere për shkak se ajo nuk pranoi që t’i lironte vendin. Ata po udhëtonin në një linjë lokale në Kinë, të mërkurën, kur filluan që të debatojnë. Burri i moshuar pas debatit qëllon me shpullë gruan, ndërsa persona të tjerë ndërhynë për të qetësuar situatën. Incidenti ka ngjallur debate në rrjetet sociale. Disa e mbështetën veprimin e tij ndërsa të tjerë reaguan ashpër. I moshuari i papërmbajtshëm, godet pasagjeren pasi nuk i liroi vendin në autobus on Vidnews.

Read More »

Ja çka i ndodhi Edi Ramës në Dibër

Demokratët udhëhoqën një protestë në Dibër, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte mbërritur për nisjen e punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Protesta u bë në bulevardin kryesor, ku ishte planifikuara të mbahej dhe panairi i punës, ndërsa deputeti Xhemal Gjunkshi është lënduar nga përleshja me forcat policore. Gjatë dy muajve të fundit, fermerët e Dibrës janë ankuar për mungesën e tregut për qershitë e tyre dhe nuk munguan as ata në protestë, por as edhe tregtarët e qumështit, raporton TCh. Ndërsa këto janë pamjet që shpërndau Partia Demokratike, sipas të cilave kryeministri u prit edhe në Klos me protesta.

Read More »

Një i vdekur dhe 20 të lënduar nga një sulm me armë zjarri në SHBA

Një sulm me armë zjarri la të vdekur një person dhe 20 të tjerë të lënduar në një festival të artit në Nju Xhersi, të dielën. Katër nga të lënduarit, duke përfshirë një djalë 13 vjecar, janë në gjendje të rëndë. Të dyshuarit hapën zjarrë në 2:45 të mëngjesit gjatë Festivalit të Artit që zgjatë tërë natën, duke shfaqur ushqim, art dhe muzikë locale. Një nga të dyshuarit, 33 vjecar, u vra. I dyshuari tjetër është në mbajtje. Autoritetet deklaruan se të paktën 1,000 persona ishin prezent gjatë sulmit.

Read More »

Merr fund mosmarrëveshja 25 vjeçare Maqedoni-Greqi, nënshkruhet marrëveshja për emrin e ri

Maqedonia dhe Greqia këtë të diel nënshkruan marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit. Dokumenti që parasheh emrin, ”Maqedonia e Veriut”, u nënshkrua në Prespë, në pjesën e Greqisë nga Ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, në prani të kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras. Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras, marrëveshjen e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për të ardhmen e dy vendeve: ”Kjo është një marreveshje patriotike mes dy popujve. Me këtë zgjidhet një mosmarrëveshje shumëvjecare, forcon besimin mes dy vendeve dhe popujve…marrëveshja do të hap edhe një faqe të re në zhvillimin ekonomik mes dy shteteve”. Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në fjalimin e tij marrëveshjen e ka vlerësuar si historike dhe shumë të rëndësishme për të ardhmen europiane: ”Ndjenja ime sot është se me nënshkrimin e marrëveshjes po zhvendosim edhe malet, sot po i japim fund një kontesti, dallimeve shumëvjecare që kishin ngritur m..

Read More »

Lajmi i fundit: Sapo ndodhi një tërmet i fuqishëm

Departamenti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë të Malit të Zi sot në ora 12:02 regjistroi një tërmet me epiqendër rreth dy kilometra në jug të Toloshit, afër kryeqytetit Podgoricë, raporton Anadolu Agency (AA). Shkalla e tërmetit në epiqendrën e saj ishte 3.4 ballë sipas Rihterit, e cila korrespondon me intensitet IV ballë të Merkalit. Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 20 kilometrash. “Bazuar në modelin numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë rajon, magnituda e tërmetit dhe thellësia e epiqendrës, tërmeti nuk ka mundur të shkaktojë dëme materiale në rajon epiqendror”, tha Departamenti i Sizmologjisë.

Read More »

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Babush. Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Komandanti i Njësisë për kontrollë të autostradës, Skender Sadiku . Ai ka thënë se nga ky aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale të konsiderueshme. Sadiku ka treguar se një kamion me targa të Maqedonisë është rrotulluar. “Të lënduar nuk ka aksidenti është vec më dëme material pra është rrotulluar një kamion me targa të Maqedonisë, ka ndodhur në kycje të autostradës në fshatin Babush”, ka thënë Sadiku për Indeksonline. Më tej, ai shtoi se Policia ende janë në vendin e ngjarjes të cilët po shikojnë me FSK dhe KFOR ndoshta munden me largu automjetin nga vendi.

Read More »

LAJMI I FUNDIT: 25 vjeçarja vritet me thikë

Një grua është vra dhe katër persona tjerë janë plagosur në një sulm me thikë që ndodhi sot në Mynih, njoftojnë mediat gjermane. Siç raporton “Bild”, një grua 25 vjeçare është vrarë, nëna e saj ka mbetur e plagos rëndë, ndërsa i plagosur është edhe vëllai i viktimës. Po ashtu “Bild” raporton se i dyshuar për sulmin është një 19 vjeçar.

Read More »