Home / KURIOZITETE (page 2)

KURIOZITETE

Çfarë nuk duhet bërë kur jeni në ndonjë rezervat kafshësh – të zgjatni dorën nga dritarja e veturës, për të prekur një luan (Video)

Vizitori që ndodhej në një rezervat kafshësh të egra në Afrikën e Jugut, u tmerrua kur zgjati dorën nga dritarja e veturës për ta ledhatuar një luan, i cili lëshoi një hungërimë rrëqethëse. Gjallesa ktheu shpinën dhe u hodh në sulm, por ai arriti ta largojë dorën me shpejtësi, transmeton Telegrafi. “Vetëm ne që punojnë në këto ambiente, e dimë sa të shpejtë janë luanët. Ka mundur t’ia këpusë dorën, por edhe ta nxjerrë përjashta dhe ta copëtoi të tërin”, ka thënë një prej mirëmbajtësve të rezervatit. Me videon që mund ta shihni më poshtë, po kërkohet që mos të bëhen veprime të tilla, po që se vizitohen zona të mbrojtura ku ka luanë apo kafshë tjera të egra. /Telegrafi/

Read More »

Udhëtarja e pështirë depiloi këmbët në mesin e stacionit të trenit (Video)

Të pranishmit në një stacion trenash në New York, mbetën të hutuar me një grua, që nisi t’i rruante këmbët derisa po e priste trenin. Një udhëtar që ndodhej në afërsi të saj, e ka filmuar gjestin e pështirë, ndërsa ajo vazhdonte edhe më tutje, sikur gjithçka të jetë në rregull, transmeton Telegrafi. “E pashë edhe këtë, më nuk do të kritikoj asgjë tjetër” shkruan përbri videos që është bërë virale. Më poshtë mund të shihni momenti e pazakontë, si dhe reagimet e të pranishmëve që nuk mund të rinin indiferent pa e shikuar. /Telegrafi/

Read More »

Rosa ‘dado’ u kujdes për 51 zogj të vegjël (Foto)

Të jesh prind për herë të parë është shumë stresuese dhe të kesh dikë që kujdeset së paku ndonjëherë për fëmijët, është një lehtësim shumë i madh. E njëjta ndodhë edhe në botën e rosave kanadeze, ku rosa më e vjetër e grupit, bëhet dado dhe kujdeset për të vegjlit e atyre që janë bërë prindër për herë të parë, transmeton Telegrafi. Një rast i tillë, është parë së fundmi në liqenin Leduc të Kanadasë, ku shumë rosa i kanë sjellë zogjtë e tyre. Pasi është formuar grupi, prindërit biologjikë janë larguar dhe për 51 zogj është përkujdesur një rosë, duke i dërguar për not nëpër liqe. Me kryerjen e detyrës prej dados, rosa në të njëjtën kohë iu ka dhënë mundësi më të mëdha të zhvillojnë aftësitë e mbijetesës. “Kam parë shumë rosa, që kishin deri në 20 zogj, por këtu ishte një grup enorm. Ishte një skenë e mrekullueshme”, ka thënë Joe Chowaniec, që merret me fotografimin e zogjve të ndryshëm. Ekspertët e botës së egër, kanë thënë se ky është një sistem i rregulluar në botën e rosave, kur..

Read More »

Reagimi i katërvjeçares së frikësuar nga treni i shpejtë (Video)

Lyla e vogël kishte vendosur me shumë dëshirë, që të lëvizte me trenin e shpejtë, që ndodhet në një qendër tregtare në Minnesota të Shteteve të Bashkuara. Fillimisht, katërvjeçares po i pëlqente, por jo për gjatë. Buzëqeshja që kishte në fytyrë, asaj pothuajse iu ngri dhe nisi të frikësohej, kur treni hyri në një kthesë të thellë, transmeton Telegrafi. “Kjo qenka e tmerrshme, shpresoj të jetë fundi”, ka thënë Lyla, ndërsa përdori edhe një fjalë të ndytë. Gjatë tërë kohës, nëna po mundohej ta qetësonte, por reagimet e saj ishin qesharake dhe nuk mundi të përmbahej. /Telegrafi/

Read More »

Me shiun ranë edhe oktapodë e midhje, që i kishte nxjerrë nga deti një vorbull uji (Foto)

Banorët në Qingdao të Kinës, nuk po mund t’i besonin syve, kur panë se me shiun po binin edhe gjallesa të ndryshme nga deti. Ky fenomen që krijohet kur vorbullat e ujit ngrenë në qiell edhe krijesa të ndryshme, nuk është se nuk është parë më herë, transmeton Telegrafi. Raportohet se gjatë historisë, ka ndodhur që të ketë këso të ‘reshura me kafshë’, por se janë mjaft të rralla. Oktapodi që ra me shiun Derisa më herët, vorbullat kanë ngritur në ajër kryesisht peshq të vegjël dhe bretkosa, ky rast është shumë më ndryshe, sepse ka edhe gjallesa mjaft të rënda. Ylli i detit në xhamin e veturës “Ushqim deti nga shiu” ka qenë thurja në rrjetet sociale, ku shfrytëzuesit tregonin për krijesat e ndryshme si oktapodë, yje deti, midhje dhe karkaleca deti, që i kishin gjetur pas stuhisë së fuqishme. /Telegrafi/

Read More »

E mposhti kancerin pa kimioterapi, me këtë metodë natyrale

Chris Wark refuzoi kimioterapinë dhe mundi kancerin në fazën e tretë në mënyrë krejtësisht natyrale. Ai shpjegon pse nuk “kërkoi shërim” dhe pse nuk i mbështetë shumicën e shoqatave të kancerit. Ai ishte diagnostikuar me kancer në zorrë të trashë më 2003, kur ishte vetëm 26-vjeç. Ai ishte mjaft i ri për t’u përballuar me këtë sëmundje të keqe dhe vdekjeprurëse. Edhe pse iu nënshtrua operacionit për të hequr tumorin, ai refuzoi trajtimin me kimioterapi, transmeton Gazeta Express. Chris po mendonte për të ardhmen dhe dëshironte të kishte fëmijë, kështu ai nuk kishte dëshirë që kjo terapi të ndikonte në mundësinë e të bërit fëmijë më vonë. Chris iu tha doktorëve: “Nuk dua kimioterapi!”. Pas operacionit ai vendosi që të pastrojë veten nga kanceri duke përdorur ushqime natyrale, të shijshme dhe shëruese. Ai është një shembull se si duhet të veprohet kur diagnostikoheni me kancer. Ai ka bërë diçka që shumica prej nesh do të mendonim se është e pamundur.

Read More »

Llogaria e “skeletit” në Instagram, tallet me të rinjtë që e teprojnë me postime në rrjetet sociale (Foto)

Rrëshqitni nëpër llogaritë e të rinjve në Instagram dhe do të shihni se si ata tregojnë me krenari ushqimet e shëndetshme, pozat pranë hoteleve luksoze, apo mëngjeset në formën ‘ashtu si janë zgjuar’. Fotografitë e një skeleti që shfaqet në pozita të ndryshme, prej qëndrimit pranë luleve deri të shfaqja e këmbëve para pishinës, është përhapur fuqishëm në rrjet – duke zgjuar vëmendjen e më se 163 mijë ndjekësve, transmeton Telegrafi. Dana Herlihey nga Los Angeles i Shteteve të Bashkuara, e ka krijuar Skellie, ku e vë një skelet plastik në pozita të ndryshme, që t’i tallë të gjithë ata që postojnë së tepërmi në rrjetet social. Në këtë formë, ajo po përpiqet të ngre vetëdijen mbi kulturën e paraqitjeve virtuale, ndalimin e shpërndarjes së tepruar dhe mbi të gjitha kërkon më shumë modesti. /Telegrafi/

Read More »

Pamje të papara nga stuhia në Austri, “cunami nga qielli” (Video)

Një moment i pazakontë të një stuhie është filmuar krejt rastësisht në alpet austriake pranë liqenit Milstatt. Autori i videos amatore Peter Maier, 27-vjeç, ka filmuar një fenomen të rrallë natyror, transmeton Telegrafi. “Nuk mund të planifikoni të filmonte diçka të tillë. Ndihem me fat që pata rastin të jem unë autori”, ka deklaruar Maier. Ai shtoi se pamjet ngjajnë më shumë me një cunami që vjen nga qielli, dhe pas publikimit në Facebook u bënë virale, duke u klikuar nga më shumë se 1.4 milionë persona. /Telegrafi/

Read More »

Kallet Shkupi, 25 të ndaluar dhe 7 policë të lënduar

Në Shkup janë zhvilluar mbrëmë protesta të dhunshme kundër marrëveshjes së arritur mes Zaev dhe Tsipras për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Protestat u përshkallëzuan në orët e mbrëmjes ku pati përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve, të cilët tentuan të thyejnë kordonin policor para Kuvendit të Maqedonisë. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë përdorën gazin lotsjellës dhe bomba paralizuese për t’i shpërndarë demonstruesit. Gjatë protestës ka patur 25 të ndaluar dhe 7 policë të lënduar. Nuk ka informacione për të plagosur, ndërkohë që objekti i Kuvendit u blindua nga forca të shumta policore. Rreth orës 21:00 të mbrëmjes protestuesit u shtuan në numër, ndërsa nisi edhe dhuna me policinë. Gjatë ditës, në qytetin e Manastirit është mbajtur edhe një tjetër protesta nga partia e opozitës, VMRO DPMNE. Lideri i kësaj partie, Hristijan Mickovski, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, duke e quajtur “tradhtar të interesave kombëtare maqedonase”. Ai ka thënë ..

Read More »

Stuhi e frikshme, bien oktapod dhe yje deti

Shoferët e makinave u tmerruan kur mbi automjetet e tyre filluan të bien oktapodë, yje deti dhe molusqe gjatë një stuhie të frikshme. Fotografitë e postuara në rrjetet sociale tregojnë qartazi krijesat e detit të ngecura në xhamat e makinave pasi një mot i çmendur përfshiu qytetin bregdetar të Qingdao në Kinë. “#seafoodrain” ishte hashtagu më i klikuar online teksa fotot dhe videot nga stuhia u bënë virale, duke treguar shkatërrimin që la pas. Meteorologët thanë se moti i dhunshëm ishte gati të thyente rekord të uraganeve, me erëra që frynin 78 mph. Stuhia besohet se shkaktoi edhe vorbulla uji në Detin e Verdhë, të cilat thithën të gjitha llojet e krijesave të detit e që më pas i hodhën nëpër rrugë.

Read More »