Home / KURIOZITETE

KURIOZITETE

Sërish protesta para Kuvendit, kundër marrëveshjes së emrit

Ka filluar protesta para Kuvendit të Maqedonisë e paralajmëruar pikërisht në momentin kur dhe ka filluar debati për miratimin e marrëveshjes për emrin. Protestuesit dhe një pjesë e organizatorëve që mbrëmë apeluan që qytetarët të dalin në numër të madh sot në orën 11.00 para Kuvendit, për të penguar miratimin e marrëveshjes që ndryshon emrin e vendit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut si dhe ndryshime të tjera kushtetuese, raporton Alsat-M

Read More »

Ja cilet semundje i sheron Hetem Ramadani dhe ku mund ta kontaktoni ?

Ja cilet semundje i sheron Hetem Ramadani dhe ku mund ta kontaktoni ? Ndonëse deri tani qytetarët e interesuar e kanë pasur të pamundur të kontaktojnë me të dhe të caktojnë termin, tani Hetemi ka hapur zyrën qendrore në Tiranë, ku mund ta caktoni terminin dhe trajtimi është falas. Adresa: Zyra Qendrore “Healthy Living – Jeto Shëndetshëm”, Rezidenca Kodra e Diellit, Tiranë, Shqipëri Nr. i telefonit: +355689000754 Ka pak muaj prej se Hetem Ramadani është bërë sensacion për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës dhe jo vetëm, pasi që ka arritur të shërojë shumë persona të prekur me diabet, sëmundje të zemrës, madje edhe ka arritur t’i trajtojë suksesshëm rastet me sklerozë multiple dhe kancer, shkruan Telegrafi.

Read More »

Të shtëna me armë, katër të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas disa të shtënave me armë zarri në Malmo të Suedisë. Motivi i këtij sulmi ende mbetet i panjohur thanë autoritetet policore në një deklaratë të lëshuar, njofton Klan Kosova. Përveç kësaj policia suedeze kanë thënë se edhe lëndimi i këtyre personave është ende i paqartë. Sipas tyre nuk ka asgjë shqetësuese që mund të çojë në një alarm publik.

Read More »

5-vjeçarit i shfaqen puçrra misterioze në trup, nëna hyri në Google dhe kuptoi gabimin e mjekut

Ndërsa temperaturat në Tokë po rriten çdo vit e më shumë, numri i insekteve dhe rriqrave rritet bashkë me to. Sipas një studimi amerikan për shembull, sëmundjet që vijnë nga rriqrat janë trefishuar gjatë 15 viteve të fundit. Pa marrë parasysh se sa shumë ekspertët na këshillojnë që të veshim pantallona të gjatë dhe bluza me mëngë të gjata, nuk është lehtë që t’i ndjekësh gjithmonë këto këshilla gjatë muajve të nxehtë të verës, transmeton Gazeta Express. Por, edhe të rrish brenda tërë verën sigurisht se nuk mundesh. Askush nuk ka nevojë të kalojë nëpër atë që pesë-vjeçari Mason McNair kaloi. Për fat të keq, përvoja e tij është shumë më e zakonshme që mendojmë dhe mund të ketë pasoja edhe më të këqija gjithashtu. E gjitha filloi kur Mason ishte duke luajtur jashtë me gjyshërit e tij. Ata ishin së bashku diku në natyrë dhe po kalonin kohë të mirë. Por, kur gjyshja e tij e mori atë në mbrëmje për ta larë, ajo zbuloi një rriqër në kërthizën e tij. Ajo e hoqi me kujdes rriqrën, por zona..

Read More »

Lojtari i Botërorit identik me Kadri Veselin

Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i është gjetur kopja… Ai është një futbollisht francez i cili është pjesë e kombëtarës së Francës në Botëror, shkruan Magazina.al Fjala është për futbollistin 32 vjeçar, Laurent Koscielny, i cili ka ngjashmëri të mëdha me Veselin. Për më shumë shihni këto fotografi.

Read More »

Vjehrri këshillon dhëndrin të gjej punë, tajlandezi qëllon për vdekje gruan dhe babanë e saj (Video, +16)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një burrë qëllon për vdekje gruan dhe babanë e saj, të cilët i qëllon me revole derisa prisnin në hollin e spitalit së bashku me djalin e tyre gjashtëjavësh. Vrasësi Chaiyaporn Thanamsri, 31-vjeç, kishte shoqëruar gruan e tij Thanayamas, 26-vjeç dhe vjehrrin Samphan, 60-vjeç, të cilët shkuan për një kontroll rutinor te mjeku, transmeton Telegrafi. Dhe derisa po prisnin në hollin e spitalit Nakhon Pathom në pjesën veriore të Tajlandës, vjehrri i kishte thënë dhëndrit që të gjej punë, duke pretenduar se vajza e tij po sillet shumë mirë me të dhe se ajo meriton më mirë. I nervozuar me veprimin e vjehrrit, ai pa u menduar dy herë nxori revolen dhe qëlloi dy herë në kokë vjehrrin dhe në gjoks e shpinë gruan në prezencë të djalit të tyre të vogël. Më pas vrasësi ia drejtoi vetes revolen, kurse pacientët që prisnin në holl filluan të vrapojnë për t’i shpëtuar më të keqes. Si rezultat i të shtënave, dy pacientë janë plagosur nga plumbat qorr. Z..

Read More »

Foto prekëse që tregojnë dashurinë e njerëzve ndaj kafshëve

Edhe kafshët kanë mënyrat e tyre të reagimit me mirësi, kur i trajtojmë siç duhet. Kafshët dinë të njohin kujdesin dhe dashurinë tonë, duke e shfaqur të njëjtën në shumë mënyra. Kur e ndihmon një kafshë ose e ushqen, shpirti juaj ndjehet më i lehtë dhe shndritë me ndjenjën se keni bërë një ndryshim pozitiv në botë, transmeton Gazeta Express. Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi ku njerëzit kanë kapur kuptimin e një zemre të madhe. Ata që kanë qenë në luftë ia dinë vlerën jetës Një mik i ri Shoqërues leximi Mirësia zhvillohet qysh në fëmijëri Dashuri të madhe për një kafshë të madhe Një veprim i mirë flet më shumë se njëmijë fjalë Një fotografi e zemërgjerësisë Një përfaqim i sinqertë Kur jeta e tjetrit është më e rëndësishme për ju

Read More »

Duhet ta shihni këtë penis gjigant duke u endur nëpër Norvegji (VIDEO)

​Në Norvegji njerëzit po befasohen nga një njeri i veshur me një kostum penisi i cili po i ‘bombardon’ ata me konfeti. Ky njeri po mundohet të bëjë ndërgjegjësimin për sëmundjet seksualisht të transmetuara, dhe për të promovuar përdorimin e prezervativ. Në fakt, një organizatë pa qëllim fitimi, e ka caktuar këtë penis që t`I njoftoj njerëzit dhe të promovoj seksin e sigurt, transmeton Express. Në vitin 2010, një qendër evropiane për parandalimin e sëmundjeve, zbuloi se Norvegjia kishte nivelin më të lart të sëmundjeve seksualisht të transmetuara në mesin e 18 shteteve tjera, kështu që duket me vend një gjest I tillë drejtuar këtij shteti. Kjo spërkatje ne fund përfundon me “Penisët mund t`ju befasojnë. Përdorni prezervativ!” Ndërsa njerëzit në këtë video shihen të pakënaqur, ne dhe 680,000 shikuesit e videos, definitivisht kemi qeshur shumë.

Read More »

Pas vërshimeve, shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, qyteti kinez mbushet me oktapodë e yje të detit (Foto/Video)

Moti i ligë ka kapluar kinën e në veçanti qytetin Chingdao që është përcjellë me erëra të forta, vetëtima dhe shi të rrëmbyeshëm. Si pasojë e ndryshimeve ekstreme klimatike kanë pasur vërshime, megjithatë ajo çfarë ka tërhequr më së shumti vëmendjen e qytetarëve është që nga qielli binin “krijesa të detit”, transmeton Telegrafi. Qyteti është “vërshuar” nga oktapodët, yjet e detit e gaforret që binin nga qielli. Shumë banorë kanë postuar në internet pamje, ku në dritaret e veturave fluturonin “krijesa të ndryshme”, kurse yjet e detit dhe oktapodët notonin nëpër rrugët e mbushura me ujë. Shumë qytetarë madje janë tallur, duke thënë se nuk e dinë nëse krijesa mitike nga deti Gonggong është përgjegjëse për këtë stuhi. Vërshimet ishin aq të mëdha sa që veturat ishin pothuajse të tëra të mbuluara me ujë. /Telegrafi/ 水素 Hydrogen@otakuluvlife 雹が降って道路は洪水 怪我人も出た、亡くなった人もいるかもしれない 誰もこんなことは予想してなかった、自然災害の脅威を改めて思い知った#flood #naturaldisaster #Qingdao 1:13 PM – Jun 13, 2018 6 See 水素 Hydrogen..

Read More »

Oxhakët gjigant u rrënuan brenda sekondave, demolimi i dytë më i madh ndonjëherë (Video)

Me anë të eksplodimeve të kontrolluara, janë rrënuar oxhakët e një termocentrali në Floridë të Shteteve të Bashkuara. Objektet identike në gjatësi prej 140 metrash, që janë shfrytëzuar për ajrosjen e makinave që punonin me thëngjill, u rrëzuan brenda dhjetë sekondave, duke mbuluar tërë zonën në pluhur, transmeton Telegrafi. Kompania që është marrë me rrënimin, ka thënë se ky është demolimi i dytë më i madh ndonjëherë, që i është bërë ndonjë godine. Që gjithçka të ketë sukses dhe të mos ndodhë ndonjë e papritur, përgatitjet kanë filluar para dhjetë javësh. Afro 700 kilogram eksplozivë, është përdorur që të thyhen shtyllat mbajtëse dhe oxhakët të bien në tërësi. Ky projekt, është realizuar pas mbylljes së termocentralit dhe shfrytëzimit të hapësirës për një qëllim tjetër. /Telegrafi/

Read More »